Kreu i PL, Ilir Meta tha të premten se shëndetësia ndodhet në kolaps. Sipas tij, duhet transparencë në lidhje me fondet që përdoren në këtë sektor. Meta premtoi se me ardhjen në pushtet të opozitës pensionistët nuk do paguajnë më para për ilaçe dhe pagat e mjekëve do të rriten me 50%.
“Sot shqiptarët e kanë shumë të qartë që kanë një kryeministër që ka mashtruar në mënyrë të pacipë me Shëndetësinë, duke ulëritur për shëndetësinë falas, ndërkohë që pandemia i përballi shqiptarët me pagesa marramendëse, që i futën në borxhe shumë të vështira për ta, kur mundësitë për t’i ndihmuar qytetarët nuk mungonin. Por Edi Rama zgjodhi të vazhdonte vjedhjen me koncesionet dhe tenderat sekrete edhe në kohën e Pandemisë.
Ndaj sot është koha më shumë se kurrë më parë, për të marrë në duar dhe për të transformuar shëndetësinë e në radhë të parë atë që është zemra e sistemit, mjekët dhe infermierët, me pagesa më të mira, dhe së dyti, duke financuar në mënyrë dinjitoze sistemin shëndetësor, që ai të ketë infrastrukturën dhe të gjithë teknologjinë e nevojshme për të trajtuar në mënyrë profesionale shëndetin e popullit shqiptar.
Eshtë një realitet shumë dramatik, por Tirana, sot megjithëse me një popullësi 6 herë më të madhe, ka thuajse të njëjtin numër Qendrash Shëndetësore dhe Poliklinikash si para viteve 90, kur kryeqyteti nuk kishte më shumë se 165 mijë banorë. Ndërkohë që jepen miliona metra katrorë për të ndërtuar kulla pafund dhe nxirren njerëzit me dhunë nga shtëpitë, që në banesat e tyre të ndërtohen sërish kulla, nuk ndërtohen Qendra Shëndetësore të Reja megjithëse ka njësi Administrative të Tiranës që kanë 10-fishuar popullsinë e tyre…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje