Politike

Meta pret ambasadorin e ri të RMV: Do të forcojmë më shumë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti Ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski.

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.

“E sigurova se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shpreha bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë lidhjet e ngushta, në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit”, shkruan Meta në Facebook.

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, “si një konfirmim të kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik dhe ndërtimit të një shteti multietnik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë