Ilir Meta ka deklaruar se Partia e Lirisë nuk do ketë pushime në gusht sa i përket denoncimit të rasteve korruptive.
“Nuk ka pushime në gusht, qeveria vërtetë pushon, por vjedhja jo. Vazhdon kudo, në Dogana, Tatime. Dua t’u bëj publike se bashkë me z. Nesho kemi vendosur që Briseida Shehaj të jetë koordinatore kombëtare e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtojë punën e strukturave në nivel qendror dhe vendor që gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve dhe të përfshirjes së gjithë qytetarëve dhe sidomos atyre nëpunësve me integritet që janë dëshmitarë të këtyre vjedhjeve të rënda që po ndodhin çdo ditë. Nesër do kemi konferencën e parë”, tha Meta.
I pyetur për nismën e deputetëve të PD për projektligjin për dekomunistizimin nëse do ta votojë kjo forcë, Meta tha se Partia e Lirisë do votojë çdo nismë që synon transparencën.
“Por Partia e Lirisë është shumë e qartë se problemi numër një i vendit sot është dekorruptimi. Në radhë të parë dekorruptimi i opozitës, e cila përdoret nga mazhoranca për shashka për të hequr vëmendjen nga korrupsioni.
Misioni kryesor i Partisë së Lirisë sot është dekorruptimi i shtetit, i qeverisjes dhe i vetë opozitës”, tha Meta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje