Politike

Meta: Qeveria të dëgjojë protestuesit, Policia të distancohet nga dhuna

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Qeverisë që të dëgjojë kërkesat e protestuesve, që sipas tij kanë dalë në rrugë për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore”, shkruan Meta.

Një mesazh edhe për Policinë e Shtetit.

“Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara”, mbyll reagimin e tij Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë