Politike

Meta: Respektoni 5 qershorin, ose shpërndaj Parlamentin

Kryeministri Edi Rama pyet prej disa ditësh se çfarë borxhi i kanë më shqiptarët dhe Shqipëria Ilir Metës, që thotë se e kanë bërë kryeministër, kryetar Kuvendi e deri edhe President. Vetë Ilir Meta thotë se i ka një borxh Shqipërisë.

“Të kthej sundimin e popullit përmes referendumit, këtë borxh ua kam shqiptarëve. Ua kanë hequr çdo mundësi popullit këta, duan vetëm ta shtypin popullin me PPP, banda më drejtorë që dhunohen”, deklaroi Presidenti nga Malësia e Madhe, ku ndodhej në një vizitë këtë fundjavë.

Presidenti kërkoi nga mazhoranca që të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa përsërit se ai është President i të gjithë shqiptarëve, përfshirë këtu edhe socialistëve që s’e pranojnë, sipas tij, “sektin e Rilindjes”, ndërsa paralajmëroi se do të rikthejë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“Do zoti Tao një President të unitetit?! Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit. Më fal, nuk do ta respektojë? Do kemi dekretin, do i kemi të gjitha gjërat e sqaruara sipas të gjitha akteve të OSBE e Këshillit të Europës”, u shpreh ai.

Meta përsëriti paralajmërimin tjetër se mund të vendosë që të shpërndajë Parlamentin.

“Nuk duan? Pastaj Presidenti do jetë i gjithë shqiptarëve dhe socialistëve që nuk e pranojnë këtë poshtërim nga një sekt, për Kushtetutën e ‘98, për çështjen e Kosovës. Ta dinë mirë që Shqipëria ka pasur dhe do të ketë një rilindje: atë të ‘Petro Nini Luarasit’. Kjo farë e keqe që e shpiku këtë farë rilindje do e marri përgjigjen! Le të tmerrohen nga vlerësimi i heronjve”, vijoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë