Politike

Meta zgjidhet kryetar i Partisë së Lirisë, votohen edhe 236 anëtarët e Komitetit Drejtues

Ilir Meta është zgjedhur zyrtarisht kryetari i Partisë së Lirisë, ndërsa nuk kishte asnjë kandidat tjetër.

Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, në fund të procesit të votimit dhe numërimit të votave, bëri me dije se për Kryetarin e Partisë së Lirisë votuan 722 delegatë, nga të cilët 719 pro kandidatit Ilir Meta dhe 3 delegatë votuan kundër.

Ndërsa në votimin për anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, morën pjesë 722 delegatë dhe pas verifikimit dhe llogaritjes së rezultateve, në përputhje me vendimin e Konventës, u zgjodhën 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, numër të cilit i shtohen edhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim (ex-officio), ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Në konventën e parë të partisë së Lirisë Ilir Meta shpalli platformën politike për zgjedhjet e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë