Politike

Meta: Sfida më e madhe, të ndalim emigrimin e të rinjve

Sfida me e madhe, sipas Presidentit të Republikës, Ilir Meta, është që të ndalojmë emigrimin e të rinjve.

Gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, Meta e vuri theksin tek të rinjtë dhe mundësitë që duhet t’u ofrohen.

“Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.

T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurt dhe europiane në vendlindjen e tyre.

Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë