Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk arrin dot të mbulojë dështimin me arsimin në Shqipëri. Sipas tij vendi ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin.
“Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit. Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.
Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.
Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit.
Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.
Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës”, shkruan Meta në një postim në FB.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje