Politike

Meta: Sot monizmi mori një goditje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli në një deklaratë për mediat pas mbylljes së kutive të votimit.  

“Në këtë moment që procesi i votimit ka përfunduar, misioni ynë vazhdon me më shumë përkushtim se më parë për numërimin edhe të votës më të fundit.

Sot monizmi ka marrë një goditje shumë të fortë falë qytetarëve që e duan lirinë.

Të vazhdojmë pa u ndalur në këtë rrugë të hapur me kaq sakrifica për ta çuar deri në fund misionin tonë për votën e lirë dhe mbrojtjen e pluralizmit politik dhe demokracisë”, tha Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë