Politike

Meta takon Berishën në PD: Folëm për protestën e 3 marsit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike. Në fokus të takimit sipas Ilir Metës ishte protesta për 3 marsin.

“Manifestimi i 3 marsit ishte në fokus dhe do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm.

Do jetë një manifestim për mbrojtjen të drejtës së qytetarëve. Tashmë është e njohur botërisht parlamenti ka vetëm një detyrë, të ngrejë komisionin hetimor.

Këtu është vetë kryeministri që jo vetëm shkel Kushtetutën, por ka korruptuar drejtorin e një vendi shumë të rëndësishëm” tha Meta duke iu referuar arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë