Presidenti Ilir Meta i kërkon Komiteti Teknik që të rishikojë sa më parë protokollet e masave anti-Covid duke i ashpërsuar ato.
Përmes një deklarate të shkurtër, Presidenti thotë se FMN e ka rënditur Shqipërinë në vendin me vdekshmërinë më të lartë në Europë nga Covid dhe situata bëhet edhe më alarmante, pasi sipas tij, “vendi ynë është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE”.
“I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët”, shkruan Meta.
Presidenti thotë se vendi është ende në valët e pandemisë.
“Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve. Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCovid duhet të ndërmerren sa më parë”, deklaron ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje