Politike

Meta: T’i japim fund regjimit monist më 14 maj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi takim me  drejtues të PL-së në Malësinë e Madhe.

“Kënaqësi të takoja sot ekipin drejtues të Partisë të Lirisë në Malësinë e Madhe së bashku me anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, Prof.Luigj Turmalaj dhe z.Rexhep Ballmi.

Të bindur se në 14 Maj regjimi shtypës, përjashtues dhe intimidues do të marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët.

Partia e Lirisë e përkushtuar për t’i dhënë fund këtij regjimi monist të korruptuar në çdo qelizë dhe për t’ua kthyer bashkitë qytetarëve. Mirënjohje Kryetarit të PL, z.Fatmir Shpellzaj dhe të gjithë ekipit tonë të mrekullueshëm për punën që bën për të afirmuar kauzat tona!”, shkruan Meta në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë