Duke qenë se janë kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit, presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje “patronazhistëve” të PS, të mos dëgjojnë fjalët e kryeministrit Rama.
Ky i fundit, edhe sot në takimet elektorale, i ka mbështetur ata, duke thënë “t’i merrni të keqen”, por Meta ka theksuar se regjimi i “fuksave” ka mbaruar.
“Të dashur “patronazhistë! Mos e dëgjoni Kryefuksin, se regjimi i fuksave ka mbaruar! Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër, – shkruan presidenti në një postim në Fb. – Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese. Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!”, – komenton presidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje