Presidenti në detyrë, Ilir Meta ka uruar Kreun e ri të Shtetit, Barjam Begaj, i cili u votua pasdite në Parlament.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan: “Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!”
Edhe Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar për detyrën e Presidentit Bajram Begajt.
Në një postim në “Twitter”, Borrell shkruan se mezi pret që të punojë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropian.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE -Shqipëri, si anëtarë të një familjeje evropiane”, shkruan Borell.
Edhe ambasadat e SHBA-së dhe Bashkimit Europian kanë uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si President i Shqipërisë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona” thotë ambasada e SHBA.
Ndërkohë ambasada e BE-së shkruan se po pret për të punuar me Presidentin e ri, për një marrëdhënie sa më të mirë mes Shqipërisë dhe unionit.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje për të punuar së bashku për një marrëdhënie BE-Shqipëri të begatë, të sigurt dhe solide si anëtarë të një familjeje evropiane”, thotë ambasada e BE.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje