Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha përmes një deklarate për mediat se, Komisioni i Venecias i dha të drejtë atij për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
“Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se shkaku i përplasjes institucionale midis Kuvendit dhe Presidentit të Republikës ishin veprimet antiligjore të ish-Kryetarit të KED-se Dvorani dhe veçanërisht të mënyrës së dërgimit të listave prej tij.
Opinioni qartëson pa asnjë ekuivok se përgjegjësia individuale e ish-Kryetarit të KED Dvorani, për kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave, është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi në mbledhje plenare me të gjithë anëtarët e KED siç e kërkon ligji”, tha Meta.
Për të shkuar tek konkluzioni sa më sipër, Meta citon pikën 92 të Opinionit të Komisionit të Venecias.
“Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi…”
“…Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial…”
“…Kjo mënyrë veprimi nuk u diskutua në KED…”, citoi Meta.
Presidenti tha gjithashtu se, Komisioni i Venecias konfirmoi se KED ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe se përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues.
Meta citoi pikën 90 të Opinionit.
“Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente.
Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra të vet Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149/d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës)…”
Në fund të deklaratës së tij, Meta tha gjithashtu se, Komisioni i Venecias konfirmoi se veprimet e Presidentit, jo vetëm që ishin tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin, por ato kanë ruajtur kushtetushmërinë e gjithë procesit të emërimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje