Politike

Meta: Votoni për kandidatët që doni, mos lejoni cenimin e votës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Kruja i bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojmë më 25 prill.

“Në këto ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet!

Të zgjidhni me ndërgjegje bijtë dhe bijat tuaja më të mirë!

Të votoni ata kandidatë, që ju mendoni se do t’ju japin zgjidhjet më të mira për hallet tuaja dhe që ta bëjnë Krujën një vend edhe më të dashur për të jetuar për ju, për të rinjtë, edhe për fëmijët tuaj, por edhe një vend më të vizituar nga të gjithë shqiptarët dhe nga turistët në të ardhmen”, tha  Meta.

Deklarata e Presidentit u bë gjatë një aktiviteti në Krujë, ku Kreu i Shtetit vlerësoi personalitete të artit, kulturës dhe promovimit të traditave të Krujës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë