Zgjedhjet vendore të radhës parashikohet të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit të vitit të ardhshëm, por Ilir Meta deklaron me bindje se para këtyre zgjedhjeve do të ketë zgjedhje të tjera, më të rëndësisshme.
“Zgjedhje të përgjithshme para zgjedhjeve lokale, për shkak të ilegjitimitetit të qeverisë”, deklaroi Meta në një intervistë televizive dhënë nga Jala.
Kreu i Partisë së Lirisë tha se nuk i trembet hetimit të nisur nga SPAK, por akuzoi Ramën se po i bën shantazh Prokurorisë së Posaçme.
Ramën e akuzoi gjithashtu se ka përdorur SHBA për të kryer vjedhjet e krimet më të mëdha në Shqipëri, duke përmendur këtu inceneratorët, që thotë se janë një grup i strukturuar kriminal me firmën e Edi Ramës.
Meta foli edhe për dosjen për të cilën flet Autoriteti i Dosjeve dhe që ka vënë në lëvizje socialistët me dy nisma në Kuvend për ndryshime ligjore. Ai këmbëngul se nuk ka asnjë dosje te sigurimi i shtetit dhe se gjithçka është një manipulim me urdhër të Edi Ramës. Për këtë, Meta përsëriti se do të padisë më 1 shtator Autoritetin e Dosjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje