Katër vjet burg për nxitje të mospajtimit kundër ushtrisë dhe shkelje të masave kundër Covid. Ky është dënimi i dhënë nga një gjykatë në Mianmar (ish-Birmania) për fituesen e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi. Në të njëjtën kohë, ish-presidenti Win Myint u dënua me katër vjet për të njëjtat akuza.
“Ky është vetëm i pari në një seri gjyqesh që mund t’i kushtojnë lideres tonë deri në 104 vjet burg. Ata duan që ajo të vdesë në burg”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Unitetit Kombëtar në opozitë.
Suu Kyi, 76 vjeçe, ka qenë në arrest shtëpiak që nga dita e grushtit të shtetit të gjeneralëve, 1 shkurtin e kaluar. Që atëherë nuk ka pasur asnjë lajm për të, përveç paraqitjeve të pakta në gjykatë. Në shpalljen e vendimit, zëdhënësi i juntës ushtarake, Zaw Min Tun, saktësoi se dy ish-drejtuesit nuk do të transferohen për momentin në burg.
“Ata do të përballen me akuza të tjera nga vendet ku janë tani” në kryeqytetin Naypyidaw, shtoi ai pa dhënë detaje të mëtejshme.
Laureati i Nobelit akuzohet për një sërë krimesh të supozuara, duke përfshirë shkeljen e ligjit për sekretet zyrtare, korrupsionin dhe mashtrimin zgjedhor.
Ajo gjithmonë e ka shpallur veten të pafajshme. Shtypi u mbajt jashtë gjykatës dhe nuk mundi të ndiqte fazat e gjykimit, së fundmi avokatët e gruas u penguan të flisnin me gazetarët.
Sipas një grupi lokal monitorues, më shumë se 1,300 njerëz u vranë dhe mbi 10,000 u arrestuan në goditjen e disidencës pas grushtit të shtetit.
“Dënimet e ashpra të vendosura ndaj Aung San Suu Kyi-t në bazë të akuzave të rreme, janë shembulli i fundit i gatishmërisë së ushtrisë për të eliminuar të gjithë opozitën dhe për të mbytur liritë në Mianmar”, tha Amnesty Internation në një deklaratë. Ish-këshilltarja e shtetit u rrëzua më 3 shkurt në një grusht shteti që çoi në arrestimin e saj.
Një grusht shteti që shkaktoi protesta të dhunshme të shtypura ashpër nga junta ushtarake. Në muajt në vijim, San Suu Kyi u padit për krime të ndryshme: nga mashtrimi elektoral te korrupsioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje