Politike

Mike Pompeo në Tiranë, konferencë dhe vizitë te kampi i MEK

Në Tiranë ka mbërritur pasditen e kësaj të diele Sekretari i Shtetit më jetëgjatë i administratës së Donald Trump.

Mike Pompeo siç mëson gazeta Si do të marrë pjesë ditën e hënë në një konferencë që organizohet në Sheraton në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-ShBA.

Pas konferencës ai do të vizitojë kampin e muxhahedinëve në Manzë.

Pompeo ishte Sekretar i Shtetit nga 2018 deri në janar të 2021, kur u largua me largimin e Trump. Vendin tij e zuri Sekretari aktual i Shtetit, Anthony Blinken.

Muxhahedinët, ose siç quhen opozita iraniane nisën të strehohen në Shqipëri në 2011. Kampi i ngritur nga SHBA për ta në Manzë strehoi në kulmin e vet rreth 2500 iranianë, që erdhën në vendin tonë kryesisht nga Iraku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë