Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në tryezën e 26 të Economist të mbajtur në Lagonisi foli edhe për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Pompeo tha se takimi i NATO-s është i shkëlqyer, ndërsa u shpreh se fakti që presidenti turk Erdogan doli pro aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO është diçka pozitive.
Ish-sekretari amerikan i shtetit theksoi se lufta në Ukrainë nuk u zhvillua në mendjen e presidentit rus më 24 shkurt, por ekzistonte për dekada dhe Perëndimi e bëri të mundur përmes politikave të tij energjetike.
Ai u shpreh edhe se marrëdhëniet greko-turke kanë një të kaluar jo të lehtë.
“Shtetet historikisht kanë pasur konflikte. Është e rëndësishme që ato të zgjidhen me dialog dhe pa përdorimin e forces”, tha Pompeo.
Duke iu referuar marrëdhënieve Greqi-SHBA, ai vuri në dukje se Departamenti i Shtetit ka një ekip të shkëlqyer në Athinë që nxit bashkëpunim në mbrojtje.
Ndër të tjera ai tha se po mendon të riaktivizohet politikisht në zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe madje të kandidojë për presidencën amerikane në vitin 2024, pavarësisht se kush do të jetë i nominuar, ndërsa sqaroi se vendimin përfundimtar do ta marrë në fillim të vitit të ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje