Futboll

Milan investon për të ardhmen, siguron 16-vjeçarin Hugo Kuenka

Teksa priten prurje për ekipin e parë, kuqezinjtë investojnë për të ardhmen. Goditja e radhës mban emrin e Hugo Kuenkas, i cili është formuar në akademinë e Deportivo Kapiatas në Paraguai.

Marrëveshja për 16-vjeçarin është arritur mbi bazën e 500 mijë eurove, teksa klubi paraguaian do të përfitojë edhe 10 për qind të një shitjeje në të ardhmen.

I lindur në vitin 2005, Kuenka është një regjisor i mirëfilltë dhe do t’i bashkohet Milanit të rinjve ku po japin frytet e para edhe moshatarë si Kerkez e Robak. Mbi djaloshin nevojitet punë në fizik, por sidomos në taktikë, pasi dihet rëndësia e këtij aspekt në futbollin italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë