Një goditje surprizë e Milanit. Mike Maignan, portieri i Lilës, ka zbarkuar në Milano për të kryer vizitat mjekësore në klinikën “La Madonnina” para se të nënshkruajë kontratën me ekipin kuqezi. Blerja e Maignan, i cili sapo është shpallur kampion me Lilën, e largon Donarumën gjithmonë e më shumë nga skuadra e Piolit. Vështirë të mendohet se 25-vjeçari të ketë ardhur në Itali për të qenë portier i dytë, ndërkohë që marrëveshja është mbyllur për 15 milionë euro.

Rinovimi me Donarumën ka qenë i pamundur, duke parë diferencën e madhe mes ofertës dhe kërkesës. Tashmë, pas muajsh bisedime, akordi është larg, edhe pse Milani u kualifikua për në Ligën e Kampionëve. Portieri italian është i destinuar të largohet me parametra zero dhe agjenti i tij, Mino Raiola, do të zgjedhë ofertën më të majme mes Juventusit, PSG-së dhe Barcelonës.
Në këtë situatë, Maldini dhe Masara vendosën të mos prisnin më dhe arritën të bindin portierin më të mirë të kampionatit francez. Pas festës së titullit me Lilën, Maignan ka bërë gati bagazhet dhe me një avion privat ka udhëtuar drejt Milanos, ku firma është çështje orësh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje