Futboll

Milani gjithmonë e më francez, siguron Zhiru dhe pret dy të tjerë

Një Milan francez. Kthesa frankofone e kuqezinjve ka nisur që sezonin e kaluar, me afrimin e Teo Hernandez dhe Kalulu, ndërsa gjatë kësaj vere, me Monkadën si kryeskaut, Milani do të jetë gjithëmonë e më francez. Të enjten pritet Olivier Zhiru, i cili të premten do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën.

Shumë afër Milanit është edhe Balo-Toure, mbrojtës krahu që vjen në huazim nga Monako, me të drejtën e blerjes. Atyre mund t’u bashkohet edhe Tiemoue Bakajoko, një njohje e vjetër e Milanit të Gatuzos, që nuk do të ketë probleme për t’u përshtatur me mesfushën e Piolit.

Gofri Monkada, kryeskauti i Milanit. Gazeta Si, 14 korrik 2021

Në mesfushë flitet frëngjisht. E kanë thënë në disa intervista Kesi dhe Benaser: “Merremi vesh më mirë dhe është më e lehtë”. Belgu Saelemaekers u shtohet frankofonëve, ndërsa Kjaer dhe Leao kanë luajtur në Ligue 1 dhe me siguri kanë mësuar pak frëngjisht. E njëjta gjë vlen edhe për Ibrahimoviçin, 4 vjet në Paris, ndërsa portieri Maignan sezonin e ri do të marrë vendin e Donarumës.

Përveç portierit të tretë të Deshamp në Euro 2020, në skuadër janë edhe Kalulu dhe Teo Hernandez. Zhiru do të jetë francezi i 20-të në historinë e Milanit. Një rekord që lidhet me një emër: Geofri Monkada, kryeskautin e kuqezinjve. Vite më parë ishte ai që zbuloi talentin Mbape dhe e çoi te Monako, sot punon për një Milan të fortë dhe ka shpërndarë vëzhgues në gjithë Europën.

Xhixho Donaruma, heroi i Italisë në Euro 2020, i ka dhënë lamtumirën Milanit me një letër të gjatë, ku thekson se do të mbetet gjithmonë një tifoz kuqezi. Ideja e fundit e drejtuesve për merkaton është ajo e sulmuesit kroat Vllasiç, aktualisht në radhët e CSKA-së së Moskës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë