Futboll

Milani krijon iluzione, Interi e përmbys dhe rrëmben kreun

Plot 6 gola ka prodhuar “Derbi i Madoninës”, që në fund ka nxjerrë fitues Interin. Ka fituar 4-2 me përmbysje skuadra e trajnerit Antonio Konte, që barazon Juventusin në kuotën e 54 pikëve, por qëndron në vend të parë falë golaverazhit. Milani ka krijuar një iluzion të kotë me 2 golat e shënuar në 45 minutat e para, sepse në të dytën kanë bërë “harakiri” dhe është ndëshkuar 4 herë nga zikaltrit.

Pjesa e parë ishte e gjitha e Milanit, që ushtroi presion të vazhdueshëm dhe shënoi dy herë me kroatin Ante Rebiç dhe më pas me Ibrahimoviçin, të cilët përfituan edhe nga pasiguria e portierit Padeli. Në fillimin e pjesës së dytë kuqezinjtë gabuan dhe brenda 2 minutash u barazuan nga Brozoviç dhe Vesino. Në minutën e 70-të Interi gjeti avantazhin me mbrojtësi De Vrij, i cili realizoi me kokë, pas një goditje këndi. Në kohën shtesë Lukaku i jep goditjen përfundimtare Milanit me golin e katërt.

Vesino feston me Jang golin e barazimit. Gazeta Si, 9 shkurt 2020

Lacio vazhdon ecurinë e mirë në kampionat dhe duket vërtet një ekip pretendent për titullin kampion. Strakosha me shokë kanë fituar 0-1 në fushën e Parmës, me gol të Kaisedos. Mungoi në këtë ndeshje dueli mes shqiptarëve, pasi mbrojtësi Dermaku qëndroi në stol gjithë kohën. Humbje e rëndë në shtëpi për Napolin e Hysajt, që u mund 23 nga Leçe. Kapiteni i Kombëtares nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje. Spali i Berishës ndërkohë u mund edhe këtë javë dhe rënia në Serinë B duket e sigurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë