Milani mund për herë të parë këtë sezon një skuadër “big”. Kuqezinjtë kanë mposhtur 2-0 Romën dhe tashmë duket se i kanë të gjitha “kartat” në rregull për të synuar një vend në Ligën e Europës. Ng ana tjetër, për Romën objektivi i Ligës së Kampionëve bëhet edhe më i vështirë.
Milani ka luajtur më mirë dhe e ka merituar fitoren. Skuadra e Stefano Piolit ka bërë një pjesë të dytë më të mirë, duke treguar një formë më të mirë fizike. Milani e mbylli ndeshjen në minutën e parafundit, kur Çalhanoglu shënoi golin e dytë me penallti. Në minutën e 76-të kishte shënuar kroati Ante Rebiç me “dhunë”, duke gjuajtur dy herë fort brenda zonës. Trajneri Pioli kishte rikuperuar për këtë ndeshje Kjaerin në mbrojtje, ndërsa sulmuesi Rebiç u mbështet nga treshja Kastilejo-Bonaventura-Çalhanoglu.
Pas 28 javësh kampionat, Milani renditet në vend të 7-të, me 42 pikë. Paraqitja e Milanit në pjesën e dytë lë shpresë për të shkuar në Europë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Futja e Pakuetës dhe Saelemaekers në vend të Bonaventurës dhe Kastilejos i dha më shumë ritëm lojës së Milanit, që po vuan mungesën e Ibrahimoviçit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje