Milani ka mbyllur marrëveshjen për Sandro Tonali, mesfushorin e Breshias dhe kombëtares italiane. Klubi kuqezi ka arritur akordin me Breshian, duke fituar garën me Interin për mesfushorin e datëlindjes 2000, një milanist i lindur që ka pasur idhull Gatuzon. Milani e merr atë me formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes për shifrën e 35 milion eurove, duke përfshirë edhe bonuset.
Zyrtarizimi është vetëm çështje orësh. Një ditë pas kthimit të Zllatan Ibrahimoviç, Milani bën edhe një goditje të rëndësishme edhe për perspektivën. Një nga talentet e Italisë vihest kuqezi dhe për këtë vendimtare ishte dëshira e vetë lojtarit, por edhe ftohja e Interit gjatë ditëve të fundit. Tonali do të përfitojë 2.2 milionë euro, plus bonuset, ndërsa Milani do të derdhë 10 milionë në arkat e klubit të drejtuar nga presidenti Çelino për huazimin, plus 15 të tjera për blerjen dhe në fund 10 milionë të bonuseve, në bazë të objektivave.

Po ashtu, është rënë dakord mes klube që Breshia të ketë në favor të saj një 10%-ësh, nëse Milani e shet mesfushorin në të ardhmen. Tani, pas afrimit të regjisorit Tonali, Milani mund të përqendrohet te kthimi i Bakajokos dhe për këtë gjërat duken në rrugë të mbarë. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për të njëjtën formulë, huazim me të drejtë blerjeje dhe Milanit mund t’i japë një dorë vullneti i francezit, i cili ka vendosur të largohet nga Çelsi.
Tifozët e Milanit po bëhen gati të shohin sërish në fushë edhe Ibrahimoviçin, i cili ka bërë tamponin pas kthimit në Itali dhe ka rezultuar negativ. Suedezi është i lirë të nisë stërvitjen me skuadrën e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje