Bota

Milorad Dodik konfirmohet president i Republikës Sërpska në Bosnjë

Gazeta Si – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë Hercegovinë ka njoftuar zyrtarisht se pas rinumërimit të votave, Milorad Dodik, ka marrë votat e nevojshme për t’u rizgjedhur president i Republikës Sërpska. Kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur ka marrë më shumë vota.

Opozita kërkoi një proces rinumërimi dhe pas tij Dodik u shpall zyrtarisht fitues për presidencën e njësisë serbe të vendit. Para rinumërimit pati një raportim për disa shkelje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Milorad Dodik. Gazeta Si, 27 tetor 2022

“Për rezultatet e Zgjedhjeve të Përgjithshme për Presidentin dhe Zëvendëspresidentin e Republikës Sërpska, kontrolli i rinumërimit konfirmoi se Milorad Dodik është kandidati me numrin më të madh të votave,” – u shpreh kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Suad Arnautoviç.

Dodik ka fituar 48% të votave, kurse kundidatja e opozitës, Jelena Triviç, fitoi 43%. Pas zgjedhjeve opozita e akuzoi Dodikun dhe partinë e tij për “vjedhje të organizuar të zgjedhjeve”, prandaj dhe u kërkua rinumërimi.

Opozita madje ka kërkuar që disa persona, mes tyre edhe Dodik, të ndiqen penalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë