Kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ajo serbe Ana Brnabiç dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë mbajtur sot një takim virtual në kuadër të mini-Shengenit Ballkanik për të diskutuar përgjigjen e përbashkët kundër pandemisë.
Në këtë mbledhje u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër COVID-19 dhe lëvizjen lirë pa teste PCR mes tre vendeve. Po ashtu, liderët e rajonin njoftuan nënshkrimin e një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ishte i pari që ka publikuar foto nga video-konferenca e Mini-Shengenit.

Ai garanton se Serbia, Shqipëria e Maqedonia do e luftojnë bashkë pandeminë dhe memorandumi i sotëm i bashkëpunimit thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira mes Tiranës, Shkupit e Beogradit.
“Është shumë e rëndësishme që kemi rënë dakord të mos i mbyllim kufijtë me njëri-tjetrin, por të luftojmë së bashku pandeminë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë tregtinë tonë”, thekson presidenti. “Ne jemi kombe të vegjël, të cilët zakonisht janë ndikuar shumë nga forca të ndryshme që kanë dashur të ndjekin interesat e tyre gjatë gjithë historisë. Sot, kjo nuk ka ndryshuar shumë, por është e rëndësishme që, duke u kujdesur për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona. Dhe me kë do të marrim vendime nëse jo me ata që janë më afër nesh. Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryeministri maqedonas Zoran Zaev thotë se jo vetëm që lëvizja mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë pa teste PCR, pra lirshëm, por se në rast se një shtetas i këtyre vendeve infektohet në një vend tjetër të Mini-Shengenit, atëhere shpenzimet i mbulon shteti ku u infektua.
Ndër të tjera Zaev është shprehur se shtetet do të ndihmojnë njëra-tjetrën edhe në rastet kur ka mbingarkesë të sistemit shëndetësor.
“Që nga sot do të punojmë për koordonim për të siguruar vaksinën për Covid-19 për qytetarët tanë. Do të mbështesim dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin në momente nëse vjen deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore. Hapim “koridore të gjelbra” për udhëtim të qytetarëve tanë si dhe të operatorëve ekonomikë. Shtetasit, por mbi gjitha operatorët ekonomikë të këtyre tre shteteve, do të udhëtojnë pa pasur nevojë për PCR-test, natyrisht duke respektuar masat, që janë thuajse identike”, ka thënë Zae
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje