Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka mbërritur në fshatin Asim Zenel i cili është përfshirë nga flakët.
Peleshi u shpreh se situata është shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme.
Ai u ka bërë thirrje të gjithe banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo të mos rezistojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë për t’u evakuuar.
“Duhet evakuim në fshatrat Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo. Policia është në krye të punës. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshatrat”, u shpreh Peleshi.
Peleshi tha se të gjitha forcat ajrore, zjarrfikëse do të përqëndrohen në fshatrat e Gjirokastërës pasi zjarri në Llogara është vënë nën kontroll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje