Finlanda, vendi i dytë në botë për lirinë e shtypit po ngre akuza kundrejt 3 gazetarëve për zbulimin e një sekreti kombëtar.
Dy reporterë investigativë bashkë me kryeredaktorin e tyre mund të shkojnë për 4 vite në burg për veprën e tradhtisë pasi zv/prokurori i përgjithshëm ngriti akuzën të premten. Të tre gazetarët mohojnë akuzat.
Bëhet fjalë për një histori të publikuar në fund të vitit 2017 mbi operacionet e sinjaleve-inteligjencë së forcave të mbrojtjes, një zonë me ndjeshmëri të shtuar, ndërsa shqetësimet gjeopolitike mbi Rusinë = janë rritur vitet e fundit. Prokurori akuzoi gjithashtu gazetarët për “një tentativë zbulimi të një sekreti kombëtar” për artikujt e tyre të pabotuar.
Kryeredaktori gazetës, dhe një redaktor gjithashtu u hetuan, por nuk u akuzuan.
“Kërcënimi për të shkuar në burg rrezikon lirinë e shtypit në Finlandë”, tha Niemi në një deklaratë të shpërndarë nga botuesi i gazetës, Sanoma Oyj. “Është e padurueshme të shihet një përpjekje e tillë për të kriminalizuar gazetarinë në një demokraci perëndimore dhe të hapur.”
Niemi kundërshtoi zbulimin e ndonjë sekreti kombëtar, duke shtuar se të gjitha informacionet e publikuara nga gazeta ishin në dispozicion të publikut. Një hetim paraprak nga policia zbuloi se gazetarët nuk shkelën asnjë ligj gjatë raportimit të tyre, tha Sanoma.
Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Danimarka kryesojnë indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufi.
Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje