Gazeta Si – Një shpërthim në qiejt e Kiev gjatë natës është kthyer në një mister për autoritetet dhe ekspertët ukrainas.
Dyshimet e para ishin për një sulm raketor rus apo rënien e satelitit të NASA-s, por një zëdhënës i agjencisë amerikane të hapësirës, për agjencinë e lajmeve AFP, e mohoi hipotezën e fundit.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, kishte raportuar se alarmi ajror që ra mbrëmë në kryeqytet ishte për shkak të “rënies së një sateliti hapësinor të NASA-s”.
“Rihyrja ende nuk ka ndodhur: Rhessi është ende në orbitë”, deklaroi zëdhënësi duke iu referuar satelitit në fjalë.
NASA dhe Departamenti i Mbrojtjes vazhdojnë të monitorojnë Rhesin. Asnjë satelit tjetër i NASA-s nuk u rikthye në atmosferë sot”.
Në orët para raportimeve për një rrëzim satelitor në Kiev, NASA kishte paralajmëruar se sateliti i saj i zhdukur Rhessi, i cili udhëtoi në hapësirë për më shumë se 20 vjet dhe regjistroi më shumë se 100,000 ngjarje diellore, mund të rrëzohej në Tokë natën e së mërkurës dhe të enjten, megjithatë pa mundur të japë një vendndodhje gjeografike.
Agjencia amerikane e hapësirës kishte theksuar se pjesa më e madhe e satelitit do të shkonte në tym në udhëtimin e tij të kthimit në atmosferë, duke paralajmëruar megjithatë se “disa komponentë” mund t’i rezistojnë ndikimit.
“Se çfarë ishte saktësisht, vetëm ekspertët mund ta zbulojnë”, u shpreh në një njoftim administrata ushtarake e qytetit, pas rënies së alarmit të sulmit ajror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje