Bota

Misteri, diplomati-‘spiun’ rus gjendet i vdekur në ambasadën e Moskës në Berlin

Një diplomat rus është gjetur i vdekur në oborrin e ambasadës ruse në Berlin të Gjermanisë. Ngjarja daton që në 19 tetor, por lajmi është publikuar këtë të premte nga gazeta gjermane “Der Spiegel”.

Viktima, 35-vjeç, punonte si sekretar i ambasadorit rus, por në fakt, sipas shërbimeve sekrete vendase, ai ishte një agjent i inteligjencës ruse.

Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë, duke rënë nga një kat i lartë i ambasadës. Edhe versioni zyrtar rus, flet për një “incident tragjik”.

Mediat gjermane raportojnë se punonjësi ka rënë nga një dritare nga katet e sipërme të ndërtesës për “arsye të panjohura”. Ambasada nuk i ka lejuar autoritetet gjermane për të bërë një autopsi, ndërsa trupi i pajetë është transferuar prej disa ditësh në Rusi.

35-vjeçari ishte akredituar në postin diplomatik si sekretar i dytë i ambasadorit që në verën e vitit 2019, por për inteligjencën gjermane, ai ishte një “spiun” i fshehtë i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë