Bota

Mitsotakis i kërkon BE: Të krijohet certifikata për të vaksinuarit ndaj Covid-19

Kryeministri grek, Qiriakos Mitsotaqis këtë të martë i ka dërguar një propozim Këshillit Europian për të lëshuar një certifikatë standarde të vaksinimit ndaj COVID-19.

Mediat greke bëjnë me dije se Mitsotaqis, ka theksuar se përderisa vaksinimi nuk është i detyrueshëm, atëherë personat që kanë marrë vaksinën duhet të lëvizin lirshëm, të paktën mes shteteve anëtare të BE.

”Sigurimi i rifillimit sa më të shpejtë të lëvizjes së lirë të personave midis shteteve anëtare, por edhe me vendet e treta është një përparësi themelore për të gjithë ne. Për këtë arsye në Greqi, ne lëvizëm shpejt dhe zbatuam procedurat për të lehtësuar lëvizjen e lirë të personave të vaksinuar kundër Covid-19. Një hap kryesor në këtë drejtim është krijimi i një certifikate standarde, e cila do të provojë se një person është vaksinuar me sukses ”, është shprehur Mitsotaqis.

Ndërkohë pritet që Këshilli Europian në takimin e krerëve të shteteve të diskutojë edhe për këtë propozim që mund të shihet si çelësi i lëvizjes së lirë në BE edhe gjatë pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë