Nga Himara kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga Shqipëria që të respektojë të drejtat e minoritetit grek. Në fjalën e tij para qytetarëve, ai u shpreh se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Himariotët, Mitsotakis i konsideroi si një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa theksoi se vendi i tij ka lënë pas krizën dhe tashmë është një shtet i fuqishëm.
“Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në vitin 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta.
Ju përbëni dhe një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërinë drejt BE-së”, ka thënë kryeministri grek.
Ai ka shtuar më tej se është detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit grek.
“E drejta e fëmijëve të mësojnë gjuhën greke dhe mbrojë të drejtat e pronave tuaja. Çdo qeveri greke do jetë në krahun tuaj. Greqia ka lënë pas krizën dhe është tashmë një shtet i fuqishëm”, deklaroi Mitsotakis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje