Kryeministri Qiriakos Mitsotaqis njoftoi sot në një telekonferencë mbi strategjinë e vaksinimit të koronavirusit se Greqia do të marrë mbi 25 milion doza vaksine kundër Covid-19.
“Ne do të bënim një gabim të madh nëse ky sukses i shkencës me zbulimin e vaksinës, do të na çonte në vetëkënaqësi shtesë. Duhet bërë e kundërta. Tani që e dimë që ka dritë në fund të tunelit, tani që jemi pothuajse të sigurt se, në gjysmën e parë të vitit 2021 do të kemi arritur një nivel të mjaftueshëm të vaksinimit për të lënë pas këtë krizë, pikërisht ky informacion duhet të na bëjë më të fortë ” , theksoi Mitsotakis.
Kryeministri theksoi se vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët.” Do të jetë në dispozicion falas për të gjithë pa përjashtim. Është detyrimi ynë, por në të njëjtën kohë, në këtë mënyrë, deklarohet angazhimi ynë për mbrojtjen e shëndetit publik ”, tha kryeministri.
“Greqia do të marrë më shumë se 25 milion doza vaksinash kundër Covid-19 përmes marrëveshjeve të parablerjes të nënshkruara nga Bashkimi Europian me kompani farmaceutike, ndërsa dërgesat e para priten në fillim të 2021”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje