Ne rrjet

Mocioni ndaj Zaev, publikohet dokumenti i 61 firmave, një nga deputetët firmëtare tërhiqet

Parlamenti i Maqedonisë se Veriut do të votojë të enjten për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga socialdemokratët.

Votimi u caktua nga kryetari i parlamentit Talat Xhaferi të hënën.

Mocioni u propozua nga kreu i opozitës, Hristijan Mickoski i partisë së krahut të djathtë VMRO-DPMNE dhe është firmosur nga 61 deputetë aq sa e lejon edhe Kushtetuta

Mediat maqedonase kanë publikuar dokumentin zyrtar të firmave të partive: VMRO, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja Besa dhe “E Majta”.

Në dokument shihet se iniciativa është për ngritjen e çështjes së besimit të Qeverisë, ndërsa si arsye përmenden dështimet e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“5 vitet e fundit janë dëshmi se kjo qeveri qeveris me konflikte dhe na largon nga Bashkimi Evropian, vetëm me një qëllim, dhe ai është mbrojtja e krimit dhe mbrojtja e karrierave dhe privilegjeve politike që i gëzojnë në mënyrë të pamëshirshme funksionarët në pushtet”, thuhet në dokumentin e firmosur. Debati pritet të mbetet i hapur, sa kohë që një nga firmëtarët, deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, është shprehur se nuk do ta përkrah këtë iniciativë, me argumentin se, “nuk dëshiron të jetë në një anë me deputetët e ‘Të Majtës’”.

Ndërsa nga ana tjetër, deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe partive tjera të shumicës së re, thonë se interpelanca ndaj Qeverisë do të përkrahet edhe nga disa deputetë të LSDM-së dhe BDI-së


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë