Bota

Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Pret ukrainasit që po largohen nga lufta

Presidentja moldave, Maia Sandu tha se Moldavia do të shpallë gjendjen e emergjencës dhe do të pranojë qytetarët e Ukrainës që po tentojnë të hynë  në territoret fqinje për t’i shpëtuar luftës.

“Ne do të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tonë”,-tha ajo.

Moldavia është një ndër territoret me të cilat kufizohet Ukraina dhe ka mbajtur një qëndrim neutral gjatë tensioneve të vazhdueshme, Ukrainë-Rusi./SeeNews


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë