Sërish frikë dhe ankth në fushat e futbollit europian. Këtë herë, skena tronditëse ka ndodhur në kampionatin francez, thuajse e ngjashme me atë që i ndodhi danezit Kristian Eriksen në Kampionatin Europian.
Gjaatë ndeshjes Marsejë-Bordo në “Velodrome”, në minutën e 12-të, kur Dmitri Payet kishte marrë vrull për të ekzekutuar një goditje dënimi, futbollisti i Bordeaux, Samuel Kalu, që ishte vendosur në mur, u shemb në tokë.
Loja u ndërpre menjëherë dhe futbollistët kërkuan futjen me shpejtësi të stafeve mjekësore, megjithatë 24-vjeçari reagoi mirë dhe u përmend, për t’u zëvendësuar më pas nga trajneri Petkoviç. Gjatë kësaj jave do të mësohet më shumë për shkaqet që sollën atë problem të Kalu-së.
Ndërkohë, në përfundim të takimit, trajneri boshnjak deklaroi se gjendja shëndetësore e futbollistit është e mirë dhe se zëvendësimi u vlerësua si një masë parandaluese, duke sjellë ndërmend edhe atë që ndodhi me Eriksen në Euro 2020.
Sa i përket ndeshjes, Marseille shënoi dy herë në pjesën e parë, me turkun Under, ndërsa Bordeaux u kundërpërgjigj në fillim të pjesës së dytë dhe barazoi me Pembele e Oudin, duke marrë edhe pikën e parë në këtë kampionat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje