Momente paniku gjatë ndeshjes Arsenal-Volverhempton në Premier Ligë. Përplasja me mbrojtësin David Luiz i ka shkaktuar sulmuesit Raul Jimenez një frakturë në kafkë. Futbollisti meksikan, sipas njoftimit zyrtar të klubit, është operuar në mbrëmje vonë dhe më e keqja duket se ka kaluar.
Lojtari i Volverhemptonit ra në fushë pa ndjenja, pas një dyluftimi ajror me mbrojtësin brazilian të Arsenalit. Ishin momente paniku dhe tensioni në fushë, loja u ndërpre për më shumë se 10 minuta. Pasi u transportua në spital, Jimenez bëri analizat përkatëse dhe më pas operacionin.

“Raul është mirë, pas ndërhyrjes që kreu në mbrëmje. Pranë tij është e fejuara Daniela dhe ai po e merr veten. Klubi falënderon stafin mjekësor të Arsenalit dhe kirurgët për ndihmën e dhënë. Po ashtu, klubi kërkon që të respektohet privatësia e lojtarit për një periudhë kohe, para se të jepen arugumentet e fundit”, – shkruan klubi i Volverhemptonit në një komunikatë zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje