Politike

Mori 2000 vota më 25 Prill, Lediana Fratari e PD kërkon rinumërim në gjithë qarkun e Tiranës

E renditur e 34-ta në listën e kandidatëve për deputet të PD për qarkun e Tiranës dhe me vetëm 2000 vota të fituara në zgjedhjet e 25 Prillit, Lediana Fratari ka kërkuar rinumërim të gjitha votave në kryeqytet.

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike e bazon kërkesën e saj nga verifikimet e pamjeve filmike, që ajo ka marrë paraprakisht nga ku, sipas saj, rezulton se ka mospërputhje mes numërimit të votave (nga pamjet filmike) dhe rezultatit të shpallur.

Sa i përket rolit të komisionerëve të PD-së në këtë proces sa kohë që ekzistojnë firmat e gjithë palëve nëpër proçesverbale, Fratari nuk jep hollësi përveçse sqaron se indicia e saj për të kërkuar pamjet filmike ishte bazuar pikërisht nga të dhënat e komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve.

Lediana Fratari kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe rinumërim dhe vlerësim të votave për të gjitha ZAZ-të e qarkut Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë