Agron Shehaj mori 6038 vota në garën për kryetarin e Partisë Demokratike.
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Partia Demokratike, Agron Shehaj reagoi përmes një postimi të shkurtër në Facebook.
Ai shmangu daljen për mediat, duke njoftuar se do të fliste për procesin në PD në mbrëmje i ftuar në një emision televiziv.
“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat.
Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë.
Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë..”, shkruan Shehaj ne Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje