Gazeta Si – Një 41 vjeçar nga Hondurrasi është arrestuar në Kakavijë në tentativë për të kaluar kufirin drejt Greqisë.
I arrestuari ishte shpallur në kërkim pasi i mori 9 mijë euro një shqiptari nga Kosova duke e mashtruar. 41 vjeçari J.S lindur në Hondurras dhe banues në Gjermani, u ndalua në kufi ku iu sekuestruan 10.150 euro dhe 400 dollarë të padeklaruara.
Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij 41 vjeçarit i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje