Ka ndodhur

Mori ryshfet nga një qytetar, arrestohet topografi në Vlorë

Gazeta Si – Një topograf në Vlorë është arrestuar, pasi mori ryshfet për të pajisur me dokument zyrtar një qytetar. Në pranga ka rënë 52-vjeçari me iniciale A.G. topograf në Njësinë Administrative Qendër në Vlorë.

Policia thotë se arrestimi i tij u bë pas një hetimi 1-mujor. Nga hetimet rezulton se topografi kishte marrë para për t’i dhënë një qytetari një dokument zyrtar. Ai akuzohet për korrupsion pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë