Bota

Mos e humbni këtë Video/ Biden president, lotët e komentatorit në CNN: Sot është një ditë e bukur…

Van Jones është një avokat, aktivist dhe shkrimtar. Ai ka punuar në të kaluarën me Presidentin Barack Obama dhe shpesh komenton mbi ngjarjet politike dhe aktuale në CNN.

Ai komentoi, i prekur, për zgjedhjen e Joe Biden:

 “Sot është më lehtë të jesh baba dhe t’u thuash fëmijëve tuaj se të thuash të vërtetën ka rëndësi, dhe të jesh një person i mirë ka po aq rëndësi.

Sot gjithçka është më e lehtë për shumë njerëz. Nëse jeni mysliman në këtë vend nuk duhet më të shqetësoheni se presidenti nuk ju dëshiron më këtu.

Nëse jeni emigrant nuk duhet më të shqetësoheni se presidenti është i lumtur që djalin tuaj e kanë larguar prej jush.

Është një ditë e bukur për shumë njerëz, që kanë vuajtur.

 “Nuk mund të marr frymë” … nuk ishte vetëm George Floyd që nuk mund të merrte frymë, kishte shumë njerëz që nuk merrnin dot frymë.

Këto kohë ne jemi zgjuar dhe kemi lexuar gjithë ato twitte…, dhe kur ti shkoje në një dyqan dhe njerëzit që dikur kishin pasur frikë të tregonin racizmin e tyre u bënë edhe më të këqinj dhe ti shqetësoheshe për fëmijën tënd, motrën tende…

Është shumë e rëndësishme për ne tani, që më në fund kemi pak paqe…

Më vjen keq për njerëzit që kanë humbur, për ata nuk është një ditë e bukur, por për shumë njerëz është me të vërtetë një ditë e bukur”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë