Nga Kreshnik Osmani*-Kam parë shumë miq të faqes time që kanë nxjerrë diplomat me dhjeta të fëmijëvë të tyre. I uroj fëmijëvë tuaj të mrekullueshëm suksese dhe të shkelqejnë sa me shume..
Duke patur parasysh botën e re që po vjen kam disa këshilla për prindërit që kanë dëshirë të më dëgjojnë.
Këto dhjetat, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku ekzistojnë, janë treguesi që ky sistem arsimor në Shqipëri është plotësisht i dështuar.
Çdo të thotë që fëmija të marrë një dhjetë?
D.m.th. që fëmija ka memorizuar tekstin që i kanë dhënë në shkollë? Po pastaj? Këto informacione jane të gjitha në internet. Cili është përfitimi?

Në epokën e teknologjisë, fëmija nuk e ka më të nevojshme të memorizojë asgjë, sepse më një klikim në google ai merr çdo informacion në Planet. Kjo do të thotë që mësuesi në shkollë sot nuk ka pikën e superioritetit ndaj një nxënësi dhe nuk di asgjë më shumë se ai. Nëse mësuesi e ka memorizuar përgjigjen në kohën e xhaxhit, kur ka qenë në shkollë, sot askush nuk ka nevojë të memorizojë asgjë. Këto janë metoda të skaduara dhe të pavlera që nuk do iu hyjnë në punë ju dhe fëmijëve tuaj.
Mos u kërkoni fëmijëvë të marrin dhjeta, por kërkoni prej tyre të zhvillojnë imagjinatën e tyre. Bota e të ardhmes është bota dixhitale, dhe të vetmit që do të hanë bukë janë gjenitë që do të kenë aftësi dhe kapacitete mendore për të bërë zbulime dhe shpikje të reja. Për vetem 20-30 vjet nuk do te ketë më shumë profesione. Sepse gjithçka shkon e sigurt drejt robotizimit dhe dixhitalizimit. Bota që po vjen është bota e gjenive, e inovatorëve dhe e mendjve të arta që dinë të bëjnë shpikje dhe zbulime të reja.
Eshte bota e atyre që i sjellin informacionit një vlerë të shtuar dhe të tjerët do të jenë skllevërit e gjenive.
Këto metodat e mësimit përmendësh të asaj që është shkruar në libër janë shkolla e vjetër që ka vdekur tashmë. Mos kërkoni prej fëmijëve tuaj të marrin dhjeta, por ngacmoni aftësitë e tyre mendore dhe llogjike të fshehura. Mos guxoni t’u thoni se po morën dhjeta janë në rregull sepse në thelb ata kanë nevojë për diçka tjetër. Dhjeta është një mashtrim i madh, mos i lejoni fëmijët tuaj të mashtrohen me to. Bota që vjen do të jetë e ndarë në gjeni dhe skllevër, pjesa tjetër do të hajë gjilpërën dhe vaksinën në qafë. Ju lutem kush nuk i kupton këto fjalë të mos më akuzojë për konspiracionist, por të mendojë mirë këto që kam shkruar, sepse janë ajka e hulumtimeve më të fundit në Harvard, Oksford, Quin Mary University, Sorbone, etj etj. Është diçka që ua them fëmijëvë të mi!
Ky material është shkëputur nga profili në facebook i autorit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje