Gazeta Si – Kremlini akuzon Mbretërinë e Bashkuar se ka “drejtuar dhe koordinuar” sabotimin e gazsjellësit “Nord Stream.
“Shërbimet tona të inteligjencës kanë prova që sugjerojnë se sulmi ishte drejtuar dhe koordinuar nga specialistë ushtarakë britanikë”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov për shtypin.
Ai shtoi se sa i përket riparimit të tubacionit, “nuk është marrë ende një vendim se si do të ndërhyjë Rusia”.
Ajo që është e sigurt për Rusinë, është përfshirja e Britanisë në atë që e quajti “sulm terrorist”. Moska po shqyrton “veprime të mëtejshme” në përgjigje të këtij sulmi, tha Peskov.
Sipas zëdhënësit të Putinit, “këshilltarët ushtarakë britanikë” drejtuan dhe koordinuan gjithashtu sulmin ndaj flotës ruse në Detin e Zi.
“Këto veprime nuk mund të lejohen të kalojnë, – saktësoi ai. – Natyrisht ne do të mendojmë për hapat tanë të ardhshëm, nuk ka dyshim për këtë”.
Peskov e përkufizoi sabotimin në Nord Stream “një sulm terrorist në një infrastrukturë kritike të energjisë”, e cila “nuk është një infrastrukturë ruse, por një infrastrukturë ndërkombëtare”.
Akuzat e fundit ruse për një rol të supozuar udhëheqës britanik në sulmin ndaj gazsjellësit Nord Stream dhe në koordinimin e bastisjeve më të fundit të Ukrainës në Krime, janë pjesë e “manualit të shpërqendrimit nga realiteti” i përdorur nga Kremlini.
Kështu deklaroi një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak, duke përsëritur mohimin e Londrës për pretendimet e hedhura nga Rusia (e cila pretendon se ka prova të inteligjencës).
Dje Ministri i Jashtëm, James Cleverly, kishte akuzuar Moskën se ishte “gjithnjë e më shumë e shkëputur nga realiteti” dhe se donte vetëm “të shpërqendronte vëmendjen” nga “dështimet e saj të supozuara në fushën e betejës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje