Bota

Moska paralajmëron: Rrezik real për një përplasje ushtarake direkt me SHBA-të

Gazeta Si – Lufta në Ukrainë regjistron ditën e 350-të të saj. Presidenti ukrainas, Zelensky, ka vizituar sot Londrën, ku është pritur nga kryeministri britanik, Rishi Sunak. Më pas ai do të shkojë në Paris, ku do të takohet me Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron.

Të enjten Zelensky do të jetë në Bruksel, në seancën plenare të Parlamentit Europian. Britania është gati t’i ofrojë Kievit edhe raketa.

Moska ndërkohë ka mbajtur qëndrim, duke pohuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lejuar fillimin e “një lufte hibride totale me Rusinë, që mbart në vetvete rrezikun real të një përplasjeje ushtarake direkt mes dy fuqive nuklerae”.

Ministri i Jashtem rus, Sergej Lavrov. Gazeta Si, 8 shkurt 2023

Ky është qëndrimi i ministrit të Jashtëm rus, Lavrov, duke hedhur poshtë akuzat e SHBA-ve për mosrespektim të “New Start”, i vetmi traktat bilateral në lidhje me reduktimin e armëve nukleare ende në fuqi.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, “perspektiva për paqe ka shanse më të pakta dhe bota po rrezikon të shkojë në një luftë më të gjerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë