Gazeta Si – Fregata ruse Admiral Gorshkov, e cila po zhvillon stërvitje në Oqeanin Atlantik, ka zhvilluar një stërvitje për përdorimin e armëve raketore hipersonike, duke përdorur simulim kompjuterik.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Ndërsa Perëndimi përgatitet të dërgojë tanke luftarake në Ukrainë, qeveria e Moskës për këtë arsye reagon me “Zirkon”, raketa të gjeneratës së re, të cilat sipas Moskës udhëtojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit, me një rreze veprimi prej mbi 1000 km.
“Në përputhje me mjedisin stërvitor, fregata Admiral Gorshkov praktikoi përgatitjet për një sulm me një raketë hipersonike Zircon në një objektiv detar që imitonte një anije tallëse armike në një distancë prej më shumë se 900 kilometrash”.
Shënimi nuk thotë nëse fregata në të vërtetë ka lëshuar një raketë. Ministria kishte njoftuar dy javë më parë se luftanija po kryente stërvitje në Detin e Veriut.
Sakaq, ushtria ruse do të shkatërrojë tanket “M1 Abrams” të prodhimit amerikan dhe pajisje të tjera ushtarake të NATO-s nëse furnizohen në Ukrainë.
Këtë e ka siguruar ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov. “Gjatë gjithë krizës ukrainase, – tha ai, – administrata përdori vazhdimisht teknikën e publikimit të informacionit në media në prag të dërgesave të rëndësishme të armëve dhe pajisjeve për regjimin e Kievit. Një analizë e të gjithë sekuencës së veprimeve të Uashingtonit tregon se amerikanët po rrisin në mënyrë të qëndrueshme nivelin e ndihmës ushtarake për qeverinë e tyre kukull”.
Sipas tij, “nëse merret një vendim për transferimin e M1 Abrams në Kiev, tanket amerikane pa dyshim do të shkatërrohen së bashku me të gjitha asetet e tjera ushtarake të NATO-s”, vazhdoi ai.
Sipas fjalëve ambasadorit rus, administrata e Uashingtonit po i jep “dritën jeshile” përdorimit të ndihmës amerikane për të sulmuar Krimenë dhe “mbulon krimet e kryera nga ukrainasit kundër popullsisë së rajoneve të Donbass, Zaporizhzhia dhe Kherson”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje