Ka ndodhur

Mot i keq në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare

Gazeta Si – Rikthimi i vranësirave dhe i reshjeve të shiut në orët e fundit në vendin tonë, ka detyruar autoritetet lokale të pezullojnë lundrimin në Vlorë.

Kapiteneria e Portit të Vlorës, bën me dije se forca e detit shkon deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

Për shkak të rritjes së forcës së detit autoritetet kanë vendosur pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe për anijet e peshkimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë