Lajme

Moti i keq, ARRSH: Këto janë akset më problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim për mediat bën me dije gjendjen e e akseve kryesore të vendit, ku ditët e fundit ka pasur probleme të shumta nga reshjet e borës.
ARRSH bën me dije se disa zona vazhdojnë të jenë problematike dhe kalimi bëhet me zinxhirë.
Rajoni Jugor
Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Rajoni Verior
Në të gjitha akset e këtij rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.
Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:
– Qafë Mali-Fierzë
– Ura e Cerenecit-Steblevë
– Qafë Bualli-Krastë
– Trebisht-Doganë
Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhirë:
– Kuben-Vasije
– Peshkopi-Qafë Draje
– Peshkopi-Ushtelencë
– Domaj-Draj Rec
– Bulqizë-Fushë Bulqizë
Rajoni Qendror
Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.
– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
– Rruga Lunik –Steblevë
– Krujë-Sarisalltik
Në akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.
ARRSH u apel përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes dhe të përdorin gomat e dimrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë